Rama uron Melonin: Gruaja e parë e thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë

Edi Rama 1

Kryeministri Edi Rama uroi sot kryeministren e parë grua të Italisë, Giorgia Meloni.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama tha se “Shqipëria i detyrohet shumë Italisë, me të cilën na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore”.

“Urime gruas së parë të thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë, një vend të cilit Shqipëria i detyrohet shumë dhe me të cilin na lidh një miqësi e lashtë dhe vëllazërore, e cila ka frymëzuar gjithmonë marrëdhëniet mes qeverive tona. Paç fat Giorgia Meloni”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Politikania italiane e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni është betuar si kryeministre e re e Italisë duke u shndërruar në gruan e parë në historinë e vendit që mban këtë post.

Meloni dhe ministrat e saj, të cilët kanë formuar qeverinë më të djathtë dhe më euroskeptike të Italisë që nga viti 1946, u betuan në pallatin presidencial, Quirinale, në Romë.

Ceremonia nën arin e këtij pallati me pamje nga Roma, rezidencë e papëve dhe mbretërve të Italisë përpara se të bëhej selia e Presidencës së Republikës, u zhvillua në prani të kreut të shtetit, presidentit Sergio Mattarella.

Meloni, e veshur me një kostum të zi, ishte e para që bëri betimin, e ndjekur nga dy zëvendëskryeministrat e saj nga dy partitë partnere në koalicionin e saj, Matteo Salvini dhe Antonio Tajani.

Nga 24 ministra, vetëm gjashtë janë gra, të kufizuara në portofolë të vegjël.

Rama uron Melonin: Gruaja e parë e thirrur nga populli për të udhëhequr Italinë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook