Projektbuxheti 2023/ Qeveria do të shpenzojë 5,9 miliardë €. Pagat dhe sektori publik kanë kosto 1,3 miliardë €

Qeveria

Qeveria parashikon të shpenzojë  687.2 mld lekë, ose 5,9 miliard euro vitin e ardhshëm. Sipas relacionit të projekt buxhetit 2023, për investime publike do të shpenzohen mbi 1 miliard euro. Brenda tyre 200 milion shpenzime për transportin rrugor dhe 115 milion euro është kosto vjetore e koncesioneve.

Për paga personeli në sektorin publik parashikohen të shpenzohen 830 milionë euro, ndërkohë që një barrë e rendë janë dhe shpenzimet operative janë planifikuar rreth 530 milionë euro.

Po 530 milionë euro të tjera do shkojnë si shpenzime borxhi publik, ndërsa për buxhetet e bashkive do të shpenzohen 564 milionë euro.

Shpenzimet e fondeve speciale që përfshin shpenzimet totale për Fondet e Sigurimeve Shoqërore, Shëndetësore dhe kompensimin në vlerë të ish-pronarëve, janë planifikuar në vlerën prej 1,95 miliardë euro, nga të cilat rreth 400 milion euro përbëhet nga financimi i deficitit i skemës së pensioneve.

Për vitin e ardhshëm qeveria ka planifikuar edhe një fond rezervë prej 56 milion euro, kurse 13 milion euro janë subvencione për ujësjellës kanalizimet.

Arena e Lajmit

Projektbuxheti 2023/ Qeveria do të shpenzojë 5,9 miliardë €. Pagat dhe sektori publik kanë kosto 1,3 miliardë €

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook