Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu në një takim të mbajtur sot në qytetin e Përmetit me drejtuesit kryesore të degëve të PD të Qarkut, ka deklaruar se “Primaret” janë një risi për bashkimin e partisë.
Shehu u shpreh se të gjithë të bashkuar do të arrijnë të kenë sukses të plotë në rrëzimin e këtij regjimi, duke e quajtur një qëllim të tillë vullnet jo vetëm i simpatizantëve të PD por edhe të të gjithë shqiptarëve.
Postimi i plotë:
Permet.
“Primaret”, nje risi bashkuese dhe demokratike ne PD!
Ishte nje takim optimist e produktiv sot ne Permet, bashke bisedimi me drejtuesit kryesore te degeve te PD te Qarkut.
U shpreh vecanerisht vendosmeria dhe vullneti per te realizuar ne menyre korrekte e gjithe perfshirese kete proces kaq te rendesishem.
Si parathenie kjo e betejave te ardheshme politike e elektorale.
Te gjithe se bashku do tja dalim me sukses te plote.
Ky rregjim duhet permbysur.
Ky eshte vullneti i pa lekundur jo vetem i antareve e simpatizanteve te PD, por dhe i popullesise ne pergjithesi.
Te gjithe duhet ta ndjejme vehten dhe te perfshihemi ne kete proces jetesor me vendin!
Arena e Lajmit