“E ardhmja e dinjiteti i shqiptarëve, në rrezik”, Meta: Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë! Jemi të vendosur në mbrojtje të tyre

Ilir Meta7543434

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë, ku e ardhmja, dinjiteti dhe stabiliteti i shqiptarëve janë në rrezik.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta u shpreh se Partia e Lirisë është e gatshme të bëjë gjithçka mundet për tu dalë qytetarëve në mbrojtje, madje shtoi se për PL shqiptarët e Shqipëria janë mbi gjithçka.

Postimi i plotë:
Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë, ku e ardhmja, liria, pluralizmi, stabiliteti ekonomik dhe dinjiteti i shqiptarëve janë vënë seriozisht në rrezik.
Jemi të vendosur në mbrojtje të tyre, sepse për ne Shqipëria dhe shqiptarët janë mbi gjithçka.

Arena e Lajmit

“E ardhmja e dinjiteti i shqiptarëve, në rrezik”, Meta: Shqipëria po kalon një situatë të pazakontë! Jemi të vendosur në mbrojtje të tyre

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook