Deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 ka deklaruar se opozita është e vonuar me protestat, dhe se po tejkalohen nga qytetarët në revoltën ndaj qeverisë.
Ai u shpreh se opozita duhet të bashkohet në protesta të fuqishme dhe se fajtorët se përse kjo nuk ka ndodhur deri tani, duhet të gjendet tek ata që kanë zgjedhur të drejtojnë pjesët e PD.
Nisida Tufa: Jeni për protesta të mëdha si ajo e korrikut?
Ervin Salianji: PD duhet të kishte dakë në protestë. Shoqëria është më e avancuar në lidhje me urrejtjen e pakënaqësinë që ka ndaj qeverisë, për presionin që ushtron ndaj qeverisë. Jemi të vonuar, opozita duhet të prijë në protesta. Për këtë nuk mundtë kërkojmë përgjegjësi nga deputetët por nga ata që kanë marrë përsipër të drejtojnë pjesët e PD. PD e opozita duhet të bashkohet në protesta të fuqishme.
Sot opozita është e tejkaluar nga qytetarët e grupet shoqërore. Protestojnë të rinjtë e pedagogët, dhe ky si enverist merret me individët . Fakti mbetet që pedagogët nuk marrin rrogat.