Statistikat/ Dueli special ndaj Sitit, Liverpuli do trofeun e fundit që i mungon Klopit

– Vetëm 63 ditë pas zhgënjimit në finalen e Champions-it kundër Realit, Liverpuli do të përballet në finalen e Superkupës së Anglisë kundër Sitit sot në “King Power Stadium”. Finalja nuk do të luhet në “Wembley” për shkak të Europianit të femrave.

GHP_HAALAND-NUNEZ_16-9

– Mançester Siti dhe Liverpuli janë skuadrat favorite për të triumfuar sërish në Premier Ligë këtë sezon dhe jo vetëm.

– Vetëm Arsenali dhe Mançester Junajtid e kanë fituar këtë trofe më shumë sesa Liverpuli (15 herë), por triumfi i fundit i “Reds”-ave daton në vitin 2006. Ata e kanë humbur atë prej atëherë dy herë me penallti, përfshirë disfatën me Mançester Sitin në 2019.

– Pep Guardiola firmosi me Halandin këtë verë, për t’i shtuar një tjetër dimension sulmit të skuadrës së tij pavarësisht se arriti të shënonte 150 gola sezonin e shkuar.

– “Qytetarët” do të kërkojnë ta fitojnë Superkupën e Anglisë për herë të parë prej vitit 2019.

– Asnjë nga 7 finalet e fundit të Superkupës së Anglisë nuk ka prodhuar më shumë se 1.5 gola mesatarisht në pjesën e parë.

– Klop ka fituar çdo trofe të mundshëm në stolin e Liverpulit, me përjashtim të Superkupës së Anglisë.

Arena e Lajmit


Statistikat/ Dueli special ndaj Sitit, Liverpuli do trofeun e fundit që i mungon Klopit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook