Ushtronin dhunë verbale ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen 2 persona në Tiranë

Kosove Arrestim

Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia në Tiranë për shkak se ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Policia bën me dije se autori është shtetasi me iniciale Q.B., banues në Tiranë.

Po ashtu një 34-vjeçar me iniciale S.O., 34-vjeç, është arrestuar pasi dhunonte bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin S. O., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Q. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vjehrrit të tij.

Më datë 02.01.2023, rreth orës 00:05, në sheshin “Skënderbej”, nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar në spital shtetasi G. O., 58 vjeç, ku më pas ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit

Ushtronin dhunë verbale ndaj bashkëshorteve të tyre, arrestohen 2 persona në Tiranë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook