Mesfushori i Shpresave të Shqipërisë, Anis Mehmeti, e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Ligën e Parë angleze me skuadrën e Ykombes. 21-vjeçari realizoi një gol fantastik në javën e parë të kampionatit, në duelin kundër Burton që përfundoi me rezultatin 3-0.
Shqiptari e nisi duelin si titullar, teksa në 16-të, i mrekulloi të gjithë. Pasi rikuperoi një top në mesfushë, Mehmeti me një depërtim galopant, tërhoqi zvarrë dy kundërshtarë, duke iu lënë targën, u fut bukur brenda zonës, shmangu mjeshtërisht një të tretë dhe me të majtën nga një pozicion diagonal, goditi saktë duke e dërguar topin në cepin e portës.
Arena e Lajmit