VIDEO/ Pritej Haland por shkëlqen Nunjez. Liverpuli fiton Superkupën përballë Mançester Sitit

Liverpuli ka siguruar trofeun e parë të sezonit duke bërë të tijën Superkupën e Anglisë pas suksesit përballë Mançester Sitit. Në duelin tashmë klasik mes Klop dhe Guardiola, duket se tekniku gjerman ka qenë ai që ka vënë në punë më shpejt blerjet e reja, me Darvin Nunjez i cili u tregua vendimtar për fatet e sfidës.

man-city-Liverpool

.Liverpuli e nisi sfidën më mirë, duke sulmuar pareshtur dhe duke tentuar disa herë portën kundërshtare, derisa tundi rrjetën me anë të Aleksander Arnold pas një gjuajtje nga distanca. Kjo zgjoi “qytetarët” të cilët krijuan raste, por Haland nuk diti t’i shfrytëzonte. Në pjesën e dytë, të dy skuadrat hodhën në fushë edhe blerjet e tjera të reja, që u bënë menjëherë protagonistë.

I pari ishte Julian Alvarez i cili barazoi shifrat për Mançester Sitin pas një gjuajtje të Foden të ndalur nga portieri. Por në fundin e sfidës, u ndez Nunjez i cili i ka mbyllur gojën shumë shpejt të gjithë kritikëve të tij. Ai fitoi një penallti që transformoi saktësisht Salah dhe pastaj, në minutat shtesë të ndeshjes, vulosi fitoren me një gjuajtje spektakolare me kokë, duke mbyllur sfidën me suksesin 3-1 të Liverpulit.

LIVERPUL – MANÇESTER SITI 3-1

Aleksandër Arnold 21′, Salah (p) 83′ , Nunjez 90’+4′  / Alvarez 70′

GOLI I NUNJEZ

GOLI I SALAH

GOLI I ALVAREZ

GOLI I ALEKSANDËR ARNOLD:

NDESHJA LIVE:

FORMACIONET ZYRTARE: 

Formacionet zyrtare

Arena e Lajmit


VIDEO/ Pritej Haland por shkëlqen Nunjez. Liverpuli fiton Superkupën përballë Mançester Sitit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook