VIDEO/ Asist nga mbrojtësi i “harruar” i Kombëtares, humbje e rëndë për Bathën e Hoxhallarin

Kampionati rumun ka luajtur sot ndeshjet e javës së tretë duke dhuruar një sfidë shumë interesante mes Voluntari dhe UTA Arad, me futbollistë shqiptarë në të dy skuadrat. Sfida është mbyllur me shifrat 3-0 për ekipin e Voluntari, ku protagonist u bë pikërisht një futbollsti i cili në të kaluarën ka qenë rregullisht pjesë e kuqezinjve.

bandicam 2022-07-30 19-44-04-105

Në sfidën e sotme, Batha dhe Hoxhallari e nisnin titullarë te UTA. Por ata nuk mund të bënin dot asgjë ndaj sulmeve të kundërshtarëve të cilët gjetën dy herë rrjetën në minutat 39 dhe 42. Batha la fushën e lojës në pushim të ndeshjes, ndërsa në radhët e ekipit vendas, në minutën e 83-të hyri në fushë Naser Aliji.

Këtij të fundit, iu deshën vetëm 2 minuta për t’u bërë protagonist, pasi dha asistin për golin e tretë të shënuar nga Florea, duke vulosur fitoren 3-0 të Voluntari i cili po tregon se ka nisur këtë kampionat me pretendime serioze për një vend në kupat e Europës.

Arena e Lajmit


VIDEO/ Asist nga mbrojtësi i “harruar” i Kombëtares, humbje e rëndë për Bathën e Hoxhallarin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook