Partizani dhe Dinamo kanë mbyllur në një barazim 1-1 ndeshjen miqësore mes tyre, të luajtur në Pogradec. Një duel i veçantë mes dy skuadrave, por që ka shërbyer vetëm si përgatitje për sezonin e ri, ku këtë vit ekipet luajnë në kategori të ndryshme.
Foto: P. Pashollari
Të dy skuadrat kërkuan me ngulm golin që në fillim të sfidës, por ishte Dinamo që e gjeti me anë të Taulant Markut, i cili nuk gaboi para portës pas një asisti perfekt të Denison. Blutë u treguan më të rrezikshëm në pjesën e parë ndërsa për Partizanin nuk mjaftuan shpërthimet e Skukës.
Në fraksionin e dytë të lojës, Partizani u shfaq më ngulmues dhe kërkoi disa herrë rrjetën, ndërsa Dinamo i besoi kundërsulmeve. Në fund, do të rezultonte vendimtar një gabim i Samake i cili nuk largoi topin dhe i dha mundësinë Skukës të pasonte qetësisht për Hotin. Ky i fundit, nuk gaboi duke çuar sferën në rrjetë dhe barazuar shifrat që nuk do të ndryshonin më deri në fund të 90 minutave.
PARTIZANI – DINAMO 1-1
65′ Hoti / 12′ T. Marku
65′ Goli i Hotit
12′ Goli i Taulant Markut
FORMACIONET ZYRTARE:
PARTIZANI: Teqja, Hadroj, Belica, Bitri, Atanaskoski, Telushi, Murataj, Rrapaj, Cara, Cvetanoski, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti.
DINAMO: Bakaj, Fetaj, Dikson, Imami, Prodani, Daja, A. Marku, I.Allmuça, Diogo, Denison, T. Marku. Trajner: Nevil Dede
Arena e Lajmit