EKSKLUZIVE/ Goditje e Dinamos në merkato, blutë sigurojnë “bomberin” e Kategorisë së Parë

Klubi i Dinamos vazhdon përforcimet me tentativën për të ndërtuar një skuadër të denjë për t’u kthyer shpejt në elitë, por edhe për të pretenduar që të ecë sa më shumë në Kupën e Shqipërisë. Blutë, të cilët janë vënë në urdhrat e Nevil Dedes, kanë afruar në radhët e tyre lojtarë të njohur nga Kategoria Superiore, por edhe futbollistë të cilët kanë spikatur sidomos në Kategorinë e Parë.

redon danaj

Emri i radhës që i është bashkuar bluve është një futbollist i cili në edicionin e kaluar ka qenë një nga më të spikaturit. “Panorama Sport” ka mësuar se tashmë pjesë e Dinamos për sezonin e ri do të jetë edhe mesfushori ofensiv Redon Danaj, i cili ka qenë së fundmi pjesë e Besëlidhjes.

Danaj ka qenë protagonist absolut me lezhjanët, duke shënuar 17 gola me fanellën e kësaj skuadre në edicionin e kaluar, për t’u konfirmuar si një nga futbollistët më premtues të kësaj kategorie. Dinamo ka përfituar nga rasti dhe ka nënshkruar me futbollistin, duke e bërë pjesë të grupit të Dedes.

FATJON RUPI – Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ Goditje e Dinamos në merkato, blutë sigurojnë “bomberin” e Kategorisë së Parë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook