Europa gëzoi klubin e Vllaznisë, por jo lojtarët që mbeten pa premio

Vllaznia del nga Europa me një bonus jo të vogël, pikërisht 450 mijë euro, që UEFA i jep vetëm për pjesëmarrjen në turin e dytë të Ligës së Konferencës.

VLLAZNIA 3

Në ndryshim nga ekipet e tjera shqiptare, Vllaznia e nisi përfaqësimin në turin e dytë dhe jo nga raundi i parë, pasi ishte fituese e Kupës së Shqipërisë në edicionin e fundit, kur mundi Laçin në finale dhe arriti të siguronte këto para, shumë të vlefshme për mbarëvajtjen e sezonit të ri.

Klubi ngroh xhepat, por lojtarëve u ikën një shans i mirë për të marrë një dorë parash. Presidenti Xhaferi u kishte premtuar 70 milionë lekë të vjetra premio nëse kualifikoheshin, por tashmë kjo mundësi ka rënë poshtë dhe duhet të mjaftohen me rrogat.

Arena e Lajmit


Europa gëzoi klubin e Vllaznisë, por jo lojtarët që mbeten pa premio

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook