Merkato e Flamurtari nuk ndalet, firmos edhe një emër i njohur i Superiores

Klubi i Flamurtarit vazhdon goditjet në merkato, për t’u profilizuar menjëherë si pretendent për kthimin në Superiore. Vlonjatët po bëjnë afrime interesante që do t’i ndihmojnë të luajnë në një kampionat ku këtë vit do të ketë shumë pretendentë.

shkalla

Klubi zytarizoi sot firmën me qendërmbrojtësin Silvestër Shkalla, një emër i njohur për elitën e futbollit shqiptar ku ka luajtur me skuadra si Teuta, Bylis e Kastrioti, pa harruar këtu edhe eksperiencën me Dinamon apo së fundmi atë me Ulpianën në kampionatin kosovar.

Ndërkohë, sot Flamurtari ka zhvilluar edhe një miqësore përgatitore ndaj Turbinës që u mbyll me shifrat 2-2. Kuqezinjtë luajtën në formacionin titullar me Moçka, Neziri, Bici, Emanuel, Silue, Ramadani, Pjeshka, Indio, Zan Bi, Ribaj dhe Diamanti. Pjeshka dhe zëvendësuesi Metani ishin ata që shënuan golat për skuadrën vlonjate në këtë duel.

Arena e Lajmit

 


Merkato e Flamurtari nuk ndalet, firmos edhe një emër i njohur i Superiores

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook