VIDEO/ Mane spektakolar, Bajerni fiton Superkupën e 8 golave përballë Lajpcigut

Bajern Mynih ka fituar Superkupën e Gjermanisë duke mundur Lajpcigun, fitues në fuqi i Kupës së Gjermanisë, me rezultatin 5-3 në një ndeshje spektakolare ku ra në sy menjëherë Sadio Mane dhe sa shpejt është përshtatur me sistemine lojës së bavarezëve.

usdgZPTxuKVdFj6

Këta të fundit e nisën takimin me shumë vrull, duke kaluar në avantazh me Musiala dhe duke bërë gjithçka më të thjeshtë përballë rivalëve të tyre. Mane i deshën 31 minuta që të gjente golin e tij të parë zyrtar me Bajernin, duke dyfishuar shifrat ndërsa Pavard shënoi te tretin para fundit të pjesës së parë.

Halstenberg shkurtoi diferencën në minutën e 57, por ishte radha e Gnabrit të tundte rrjetën për kampionët e Gjermanisë. Megjithatë, Lajpcig nuk u dorëzua dhe tundi rrjetën me Nkunku dhe Olmo për të bërë minutat e fundit më entuziazmues. Ishte Leroi Sane ai i cili vendosi vulën në këtë ndeshje me golin në minutën e 8 shtesë, duke vulosur suksesin 5-3 të bavarezëve dhe duke siguruar Superkupën numër 10 në historinë e klubit.

Arena e Lajmit

 


VIDEO/ Mane spektakolar, Bajerni fiton Superkupën e 8 golave përballë Lajpcigut

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook