Problem zëvendësimi i futbollistëve që mund të ikin, ja cilët e kalojnë klasën nga Europa te Tirana

Tirana mbylli 360 minuta në Europë me rezultate zhgënjyese. Katër humbje: 1-0, 2-1, 1-0 dhe 3-2. Janë shtatë gola të pësuar dhe tre të shënuar. Shumë pak për një Tiranë që kërkonte dhe kishte mundësitë që të shkonte në fazën e grupeve të Konferencë Ligës. Përtej shifrave, problemi është se si shkoi Tirana, cili e kaloi klasën dhe cili jo.

TIRANA

PORTA Bekaj që luajti në të katër ndeshjet u paraqit mirë. I mbajti në lojë pothuajse në të gjitha takimet. Ndoshta një gabim në sfidën me Dudelanzhin në Tiranë, por ai është më i miri i skuadrës.

MBROJTJA Nga katërshja e mbrojtjes, kalojnë klasën Najdovski dhe Behiratçe, që është pak fajtor te goli i parë. Kritika nga analistët kanë ardhur ndaj dy mbrojtësve të krahut, Ismajlgeci dhe Toshevski. “Geci” luajti më mirë në sfidën e fundit, por në tri sfida të tjera është kritikuar. Sa për Toshevskin, ai nuk shtyn përpara dhe ndoshta e ardhmja e tij te Tirana është në pikëpyetje. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me mbrojtësin e krahut të djathtë.

MESFUSHA Veç Albano Aleksit në dy ndeshje, Vesel Limaj dhe Enur Totre nuk e kanë kaluar klasën. Paraqitja e tyre nuk ka qenë në nivelin e klasit që kanë. Gjithsesi, për Europën nuk është në nivelin e asaj që kanë treguar në kampionat.

SULMI Redon Xhixha është pa dyshim më i miri. Ka shënuar dy gola në katër ndeshje. Seferi është gjysmë i shpëtuar, por i mungon goli. Në katër ndeshje vetëm asist dhe asnjë gol. Për sa i përket De Silvës, sulmuesi brazilian është zhgënjimi i vërtetë i Tiranës, sepse “pyka” nuk bën pothuajse asgjë.

POLITIKA E AFRIM-LARGIMEVE Tirana do të largojë yjet e saj për t’i shitur në skuadra më të mira, por vetëm pas Europës dhe me çmimet që kërkohen nga kampionët.

Në njëfarë mënyre, bardheblutë kanë luajtur me skuadrën të plotë në Europë dhe në këto kushte nuk lejuan asnjë prej yjeve të iknin. Seferi dhe lojtarët e tjerë, si Totre, edhe pse mund të kenë oferta, do të ikin nga Tirana vetëm tani, pas ndeshjeve europiane.

Problemi i Tiranës është se cili do të ikë dhe kush do t’i zëvendësojë. Nëse ikin Seferi, Totre apo Xhixha, problemi i Tiranës është zëvendësimi i tyre. Për momentin nuk ka lojtarë në qarkullim që mund të jenë pjesë e Tiranës.

Po kështu, veç merkatos, duhet të shihen edhe blerjet e bardhebluve, si Hasani, Hila, Huseini, që ende nuk kanë lënë gjurmë te Tirana.

Arena e Lajmit


Problem zëvendësimi i futbollistëve që mund të ikin, ja cilët e kalojnë klasën nga Europa te Tirana

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook