Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka dhënë sot një deklaratë nga SPAK.
Ai bëri me dije se sot është marrë vendimi për pafajësi ndaj tij, lidhur me akuzat që erdhën pas deklaratave se zgjedhjet e vitit të kaluar në Durrës janë vjedhur.
“Pas 16 muajsh merr fund saga e kallëzimeve penale ndaj meje për deklaratat që kam vërë vitin e kaluar mbi zgjedhjet në Durrës.
Sot ishte vendimi i fundit ku më është dhënë pafajësia
Baroni i OSHE, Ardian Çela që e kam pritur ta kem përballë në çdo seancë të gjitha ato që kam thënë në deklarata publike mbi vjedhjen e zgjedhjeve. Për këtë qendrim timin kam pasur mbi 10 kallëzime dhe ky është vendimi i fundit dhe unë kam marrë pafajësinë. Kjo tregon që akuzat e ngritura në mars e prill të 2021 për krimet zgjedhore në Durrës, qendrojnë. Rama i ka vjedhur zgjedhjet. Do kisha dashur që baronin e OSHE, ta kisha përballë për t’ia thënë në sy akuzat”, tha ai.
Arena e Lajmit