Stërvitja e veçuar është pjesë epërditshmërisë, teksa për të thyer rutinën e Divok Origit ka menduar Milani që e ka dërguar nënjë nga dyqanet e klubit për tëfirmosur autografe e për të bërëfotografi me tifozët. Në këto rrethana është zyrtarizuar edhe numri i tij mbi fanellë.
Do të mbajë27-ën e preferuar, e cila deri 48orë më parë ishte ‘pronë’ e Daniel Maldinit. Transferimi i këtij të fundit te Specia ka bërë që Origi tëmarrë atë që ka mbajtur gjatëgjithë karrierës përveç sezonit meVolfsburgun.
View this post on Instagram
GJENDJA FIZIKE – Mes njëautografi, një fotoje dhe njëbuzëqeshjeje me tifozët, të cilët dyndeshin për të përshëndetur 27-vjeçarin, përforcimi për sulmin e ekipit të Stefano Piolit, Origi, i këndshëm dhe i dobishëm, gjeti mënyrën për të shkëmbyer edhe disa fjalë me tëpranishmit.
Kur u pyet për gjendjen e tij fizike (deri më taniai është stërvitur gjithmonë i veçuar për shkak të një problemi muskulor në pjesën e fundit të përvojës së tij me Liverpulin), Origi u përgjigj: “Jam mirë! I emocionuar për këtëaventurë të re me Milanin”.
TITULLI DHE CHAMPIONS-i – Shumë tifozë e ngacmuanedhe për ambiciet e skuadrës kuqezi në këtë sezon 2022-2023 që do të nisë zyrtarisht pas dy javësh, Origi deklaroime mjaft optimizëm: “Milani ka 100 për qind shanse për tëfituar sërish titullin. Kemi cilësi e do të luftojmë deri nëfund”.
Së fundi, edhe një batutë për aventurën e “Djallit” nëChampions League. “Edhe kjo është një mundësi!” – tha Origi, por këtë herë duke buzëqeshur përzemërsisht.
I karikuar,i vendosur dhe së shpejti gati. Milani ka gjetur sulmuesin eri. Me Zlatan Ibrahimoviçin ende të dëmtuar, belgu dhe Olivie Zhiru do të duhet të shënojë gola të rëndësishëm.
Arena e Lajmit