EKSKLUZIVE/ “Kemi gati dy surpriza”, Idrizi “shkund” këshillin: Unë paguaj çdo gjë, por numrat erotikë nuk i jap për…

Te Flamurtari i kanë idetë të qarta. Duan ngjitjen dhe për këtë motiv nuk do të kursehen në merkato. Kanë marrë zyrtarisht Ariol Kaloshin, Sokol Nezirin, Ronald Dishën, Roland Zan Bi, Zana Amidou Silue, N’Goram Emmanuel Kouame dhe Juri Merlim dos Santos Karvalho, por të tjerë priten. Është vetë Sinan Idrizi që paralajmëron të paktën dy surpriza, ndërsa shton se tani do të fillojnë historitë. Në një intervistë të dhënë enkas për “Panorama Sport”, administratori tregohet i rezervuar në emra, ndërsa hapur “snobon” Franc Veliun. Kreu i klubit ndalet edhe te borxhet e prapambetura, teksa i drejton një “SMS” Këshillit Bashkiak për çështjen e famshme të “numrave erotikë”. Premton se në shtator nis projekti “Vlora Sport” dhe se dje takoi në Vlorë kryeministrin Edi Rama pikërisht për këtë temë.

SINAN IDRIZI

Flamurtari ka nisur merkaton dhe përgatitjet prej dy javësh, por në çfarë faze është puna për ndërtimin e ekipit?

Prisni dhe do ta shikoni Flamurtarin. Tani fillojnë këto historitë.

Çfarë doni të thoni me këtë?

Që nuk keni parë gjë akoma. Merkatoja vijon…

Gati një javë më parë na thatë që do të kemi surpriza, pse po vonojnë?

Nuk kemi ndalur në asnjë moment. Kështu që, së shpejti do të mësoni edhe të rejat. Do ketë të paktën dy surpriza të bukura. Them të paktën dy, pasi mund të jenë edhe më shumë.

Me emrat vazhdoni të jeni të rezervuar…

Do të afrohen lojtarë cilësorë që do të na bëjnë shumë punë në arritjen e objektivave që kemi.

Po flitet për një rikthim të Franc Veliut. Është e vërtetë?

Nuk dua ta komentoj fare këtë pyetje. Ne kemi gjëra më të mëdha për të bërë, ju më thoni Veliu. Ju lutem mos ma ulni shumë pjacën.

Për çfarë gjërash të mëdha flisni?

Sot (pardje) vjen kryeministri Rama në Vlorë. Unë punë e parë fare kam të stampuar projektin “Vlora Sport”, që t’ia çoj në tavolinë. Dua që në shtator të fillojnë punimet e “Vlora Sport” dhe të përshpejtojmë pasi kemi dhënë porositë. Unë lëndën e parë do ta sjell nga Turqia. Por është ligji i sportit që…

Po thoni ju pengon ligji i sportit?

Ligji i sportit i favorizon këto ndërtime, por janë ca gjëra që nuk janë të specifikuara dhe duhet të qartësohen. Kjo është e gjitha.

Çfarë po bëhet me detyrimet e prapambetura të klubit?

Këshilli Bashkiak të merret me këtë punë. E kam thënë dhe do vazhdoj ta them. Nuk paguaj unë për numrat erotikë. Kam një thirrje për ata që i kanë pasur këta numra: “Ju lutem shkoni edhe paguajini”. Kaq, se lanë nam… Nuk mund të paguaj unë numrat e këtyre. Kjo histori është mbyllur, kjo nuk ka kuptim. Unë paguaj çdo gjë, por numrat erotikë të këtyre, për etikë, nuk i paguaj.

– Arena e Lajmit


EKSKLUZIVE/ “Kemi gati dy surpriza”, Idrizi “shkund” këshillin: Unë paguaj çdo gjë, por numrat erotikë nuk i jap për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook