Sulmuesi i sapoardhur premton gola, klubi i Kategorisë së Parë firmos dhe me ish-portierin e Tomorit

Nëse vjet shënoi vetëm 5 gola me Erzenin, te Tërbuni premton më shumë. Albi Xhebrahimi vjen me ide të qarta te pukjanët. Edhe pse kishte disa oferta, sulmuesi mendon se ka bërë zgjedhjen e duhur. Gjatë një deklarate të dhënë enkas për “Panorama Sport”, 25-vjeçari rrëfen se në vendimin e tij ka ndikuar jo pak drejtori dhe trajneri.

TERBUNI

 

“Kam qenë edhe më parë pjesë e Tërbunit, ndaj përshtatjen nuk do ta kem aspak të vështirë. Këtë e kuptova që në ditën e parë të stërvitjes në fakt. U ndjeva shumë mirë, pasi me shumicën e lojtarëve kam luajtur. Vij pas aventurës me Erzenin, ku mbyllëm një supersezon. Skuadrën e ngjitëm dhe shpresoj që të njëjtën gjë të bëj edhe këtë edicion me pukjanët. Falënderoj edhe drejtuesit shijakas që më lanë të lirë dhe u uroj suksese të mëtejshme. E vërteta është se kam pasur disa oferta, por këmbëngulja e drejtorit teknik Viktor Gjoni dhe trajnerit Alert Alcani më bindën që të rikthehesha. Gjëja më e mirë që kanë bërë drejtuesit është se kanë ruajtur boshtin e lojtarëve”, ishin fjalët e para të sulmuesit.

Më pas ai shtoi: “Golat? Do të punoj fort që të shënoj sa më shumë me Tërbunin. Gjendja ime fizike është e mirë dhe jam stërvitur rregullisht edhe pas mbylljes së kampionatit. Kam punuar individualisht. Tifozëria pukjane më ka uruar mirëseardhjen dhe unë për këtë jam i lumtur. Do të mundohem t’ua shpërblej me lojë të bukur dhe duke shënuar. Do të jetë një kampionat më i vështirë se sezonet e tjera, por ne nuk duhet t’i trembemi këtij fakti. Drejtuesit po punojnë për të afruar në ekip lojtarë cilësorë dhe ne me punë do t’ia dalim. Do të rreshtohemi përkrah ekipeve pretendente”, përfundoi Xhebrahimi, që pritet të aktivizohet sot në miqësoren kundër Luzit 2008.

Sakaq, dje ka nënshkruar zyrtarisht Mateo Baçi. Me blindimin e portierit, shuhen hallet për katërkëndorin.

DITMIR PEMA – Arena e Lajmit


Sulmuesi i sapoardhur premton gola, klubi i Kategorisë së Parë firmos dhe me ish-portierin e Tomorit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook