Klevis Balliu ka njoftuar se nesër pritet të mbahet seanca e radhës gjyqësore ndaj tij dhe disa prej protestuesve lidhur me çështjen e Unazës së Re. Shefi i organizimit në Partinë Demokratike, shkruan se presionet politike nuk e shqetësojnë aspak, ndërsa shton se sheh si nder nëse thirret në gjyqe politike për të mbrojtur interesin qytetar.
“Lali inceneratori nuk e ndal dot me gjyqe politike ndryshimin. Nesër unë dhe disa qytetarë të Tiranës kemi gjyqin e radhës në orën 12:30. Presionet politike nuk më shqetësojnë. Nëse do më duhet të shkoj në qindra gjyqe politike për të mbrojtur interesin qytetar, e shoh si nder dhe privilegj. Në një gjyq ku unë jam në krahun e qytetarëve dhe Veliaj krah Salillarëve s’më shqetëson aspak.
Përkundrazi më motivon. Në fakt edhe këto procese Enveriste ndaj qytetarëve vërtetojnë atë çka kemi denoncuar gjatë gjithë kësaj kohe. Rama është kryetar i një regjimi të hajdutërisë fondamentaliste të ideologjise së korrupsionit dhe mafies me kostume politike.
Shihemi nesër për të 100 herë nga shkallët e drejtësisë së pavarur të inceneratorëve”, shkruan Balliu.