“S’luftohet informaliteti me rritje të taksave”, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të birrës Vendase: Shefat e mëdhenj i kanë thënë qeverisë të mbushë buxhetin! Do të ketë tkurrje të prodhimit nëse…

454587878

Kryetar i Shoqatës së Prodhuesve të Birrës Vendase, Stefan Pinguli në emisionin “Open”, në News24 foli për paketën fiskale.

Gjatë bisedës në studio, ai u shpreh se qeveria nuk duhet të bëjë barazimin e tasave sepse në të kundërt do të ketë një rrudhje të prodhimit vendas.

Pjesë nga biseda në studio:

Qeveria nuk arrin të luftojnë informalitetin?

Ekspert Ekonomie, Olti Rrumbullaku: Nuk kemi mundësi për të pasur një kompani që të shkojë në tregjet fqinjë sepse duhet të tejkalojë pragun

Punguli: Në të vërtet kemi dashur të kemi një investitor të huaj. Kanë ardhur të huaj dhe kanë blerë birrën e vendit dhe me markën e tyre e kanë zhvilluar. Pra është problemi që ka një hadikap, një taksë të tillë që birrat e huaja frikësohen. E kanë më lehtë ta bëjnë magazinë shitje Shqipërinë. Kam mendimin se qeverisë dikush, shefat e mëdhenj i kanë thënë mbush buxhetin dhe për të mbushur buxhetin kush është puna e parë, të barazojmë këto. Po i themi shteti mos na hiq diferencimin, kemi bërë disa investime.

Ekspert i Ekonomisë Petraq Milo: Vjen vetëm një paktë dhe ky është trajtimi preferencial, pra nuk vjen me një paketë gjithëpërfshirëse. Nuk luftohet informaliteti apo evazioni me rritje të taksave, duhet administrim fiskal. Tani jemi tek çështja duhet apo jo të mbrojmë prodhimin. Ne kaluam një krizë, kemi një krizë tjetër të çmimeve, dhe ne na intereson zgjerimi i prodhimit, por këta ngushtojnë prodhimin. Nuk është momenti i duhur për të shtuar barrën fiskale.

E keni në plan të ulni qepenat?

Pinguli: Si duket nuk jemi aq të fortë sa të bëjmë këtë punë. Ne nuk i kemi në dorë punonjësit. Janë shumë të frikësuar sa është shumë e vështirë të bësh një bashkim të tillë për të kundërshtuar edhe këto gjëra. Kërkesa jonë, nëse qeveria e ka të domosdoshme të rrisë të ardhura në buxhet të gjejë një rrugë duke ruajtur këto raporte që nuk mund të ndryshojnë në një muaj. Në asnjë mënyrë të mos bëjë gabimin e madh, moral që të bëjë barazimin e këtyre taksave sepse do të shihni çfarë rrudhje do të ketë prodhimi vendas.

Arena e Lajmit

“S’luftohet informaliteti me rritje të taksave”, kreu i Shoqatës së Prodhuesve të birrës Vendase: Shefat e mëdhenj i kanë thënë qeverisë të mbushë buxhetin! Do të ketë tkurrje të prodhimit nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook