Oferta e çuditshme për Kristiano Ronaldon, rivali i Ballkanit ofron… 20 dele/ Shpërthen portugezi: E pamundur po…

Kur e ardhmja e Kris tiano Ronaldos në “Old Trafford” mbetet ende mister, me emra destinacionesh që dalin në sipërfaqe çdo ditë dhe njëkohësisht edhe shuhen, klube të vogla e shfrytëzojnë emrin e sulmuesit portugez për të bërë reklamën më të mirë për veten. Dhe ky është rasti i një ekipi nga Ishujt Faraoe.

FYvi_a5WIAEkiVt

Kl Klaksvikar ofron 20 delet e tyre më të mira për Mançester Junajtidin në mënyrë që të sigurojë përgjigjen pozitive për transferimin e Kristiano Ronaldos. Në fakt, oferta e klubit nordik që u postua në rrjetin social “Twitter” ishte një shaka nga klubi i Ishujve Faroe, por ai e arriti qëllimin e tij duke bërë xhiron e botës në rrjetet sociale.

Klaksvikar u themelua në vitin 1904 dhe është një prej klubeve më të suksesshme të futbollit në historinë e Ishujve Faroe pasi ka fituar 19 kampionate dhe 6 Kupa. Kjo skuadër luan në stadiumin “Tzupumira” me një kapacitet prej 2500 spektatorësh. Këtë verë Klaksvikar garoi në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampioneve ku u eliminua nga skuadra e Bodo/Glimt. Ata e vijuan aventurën në turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës duke u kualifikuar ndaj Sutjeska Nikshiqit të Malit të Zi. Kundërshtari i tyre i radhës është Ballkani nga Kosova.

“Ne i ofruam 20 nga delet tona më të mira për transferimin e Ronaldos. Tani jemi në pritje të ofertës nga Mançester Junajtid”, shkruante postimi i klubit. Delet janë simbol në këtë vend, ku numri i tyre prej 70 mijë krerësh kalon edhe numrin e banorëve të ishullit të vogël nordik (50.000).

Dje Ronaldo iu përgjigj spekulimeve të një postimi në “Instagram”, i cili thoshte se ai ka kërkuar largimin nga Junajtid, por ka ndërhyrë Fergusoni për ta bllokuar. “E pamundur për të mos folur për mua një ditë. Ndryshe shtypi nuk bën para. Ju e dini se nëse nuk gënjeni nuk mund të tërhiqni vëmendjen e njerëzve. Vazhdoni që një ditë të gjeni ndonjë lajm të vërtetë”, komentoi portugezi.

Arena e Lajmit


Oferta e çuditshme për Kristiano Ronaldon, rivali i Ballkanit ofron… 20 dele/ Shpërthen portugezi: E pamundur po…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook