Barcelona i vodhi objektivin e merkatos, Çelsi bëhet gati të bastisë Interin

Çesli ka pësuar dështime të njëpasnjëshme në merkato, pasi nuk ia ka dalë të sigurojë emrat që kërkonte për të përforcuar ekipin për edicionin e ri. Dështimi më i fundit është ai me Kunde, i cili ishte nisur drejt bluve por përfundoi te Barcelona.

3276104-67039348-2560-1440

Por kjo nuk do të ndalë merkaton e zikaltërve të cilët duan të përforcojnë pikërisht prapavijën para fillimit të sezonit të ri. Një prej objektivave kryesore tashmë është bërë Denzel Dumfries, të cilin kërkon ta rrëmbejë nga Interi meqë e ka të nevojshme të ribëjë nga e para krahët e prapavijës.

Sipas “The Athletic”, Çelsi është gati tashmë të bëjë investime të rëndësishme për të siguruar sa më parë firmat e lojtarëve që i nevojiten dhe përveç mbrojtësit të Interit, po interesohet edhe për qendërmbrojtësin e Leisterit, Uesli Fofana.

Arena e Lajmit


Barcelona i vodhi objektivin e merkatos, Çelsi bëhet gati të bastisë Interin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook