Thirrja e Zelenskyt për mbylljen e porteve për rusët, ukrainasja: Qeveria shqiptare po bën lojë të dyfishtë!

Okkki

“Qeveria shqiptare duhet të bëjë diçka. Po luan lojë dyfishtë”. Kështu deklaroi Irina Romanova, ukrainasja që jeton në Tiranë dhe që merret me guida turistike. E ftuar në Open në ‘News24’ ukrainasja tha se nga një anë Shqipëria tregon se është kundër armikut, Rusisë, dhe nga ana tjetër lejon hyrjen e rusëve.

Në një anë ndalon hapësirën ajrore për Rusinë. Në anën tjetër po përkrah Ukrainën. E di vetë që Shqipëria është në anën e armikut, por iu thotë; mirëserdhët në Shqipëri. Po erdhët, jeni të mirëpritur. Kjo logjikë të qeverisë, është mister i madh. Duhet të pyesim qeveritarët tanë, më tepër kryeministrin.

Pyetjes se a kanë faj rusët, ukrainasja iu përgjigj ftohtë se ‘po’.

“Patjetër! Pas mbarimit të luftës së dytë botërore, qytetarët gjermanë kanë kaluar procesin e denazifikimit. Është përgjegjësi sociale. Unë kam thënë; do ngrihen rusët do e kundërshtojnë. Isha e sigurt se nuk do e lejë populli që kjo luftë të vazhdojë. Në këtë moment nuk lë pa fajësuar asnjë rusë. Ka një pakicë që ka dalë kundër luftës. Është një shifër qesharake.”, tha ajo.

Arena e Lajmit

Thirrja e Zelenskyt për mbylljen e porteve për rusët, ukrainasja: Qeveria shqiptare po bën lojë të dyfishtë!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook