Luftë e ftohtë dhe “kunja”, Kukësi në situatë kritike/ Kriset marrëdhënia Gjici-Longo, Musta ironizon me… Hilën

Në Kukës ka humbur qetësia dhe ambienti “zien”. Duket se Diego Longo i ka orët e numëruara, edhe pse për momentin gjasat janë që ai të vazhdojë drejtimin e skuadrës deri në mbylljen e sezonit me verilindorët.

gjici-1-600x450

Humbja dhe mbi të gjitha paraqitja e dobët së fundmi ndaj Partizanit, ka bërë që palët të jenë gjithnjë e më larg njëratjetrës dhe mbyllja e këtij edicioni do të sjellë edhe përfundimin e marrëveshjes midis palëve. Edhe pse kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund, verilindorët janë shumë pranë dështimit të Europës, duke parë që rezultatet e javëve të fundit kanë qenë zhgënjyese.

“LUFTA E FTOHTË”

Duket se ‘feeling’-ut midis Gjicit dhe Longos i ka ardhur fundi dhe mjafton të deshifrojmë deklaratat e dhëna publikisht nga të dyja palët. Safet Gjici konfirmoi fill pas humbjes së Kukësit me Partizanin në shtëpi se Diego Longo do të vijojë të jetë trajneri i Kukësit, por hapur, si asnjëherë më parë, shprehu pakënaqësinë e tij ndaj trajnerit italian. Deri më dje, presidenti i nderit ka qenë i kujdesur, duke mbajtur për vete pakënaqësitë që ka pasur për rezultatet dhe paraqitjen e skuadrës në javët e fundit, por duket se disfata ndaj të kuqve, që i rrezikon seriozisht Europën dhe paraqitja e dobët, për më tepër në shtëpi, i kanë vënë”vulën”.

Në kahun tjetër, tekniku shpesh ka kritikuar klubinpër kushtet e ofruara në stërvitje, gjë që nuk i ka pëlqyer aspak Gjicit, pa përmendur që vazhdimisht e ka ulur “piacën”e Kukësit, si një ekip që nuk kaasgjë të përbashkët me skuadrat e tjera pretendente në kampionat, duke zeruar edhe investimet dhe arritjet e dekadëssë fundit në “erën” Gjici. Midispalëve duket se ka nisur një”luftë e ftohtë” me deklaratatë hapura, që tregon edhe situatën në të cilën ndodhet klubi.

“REVOLTA” E MUSTËS

Nga ana tjetër, duket se probleme ka edhe brenda grupit dhenjë nga ata që ka dhënë njëmesazh të koduar, por që nukështë i vështirë për t’u deshifruar, është ai i Emiljano Mustës.

Musta Hila 100 probleme

Elbasanasi ka shpërndarënjë foto në rrjetet sociale sëbashku me Ardit Hilën, mekëtë të fundit që e ka përmendur i pari, ku në sfond ishtekënga e Ledri Vulës, me titull”100 probleme”. Musta duketse e ka aprovuar këtë mendim të ish-shokut të tij teKukësi, i cili edhe pse është ilarguar, klubi vazhdon të mose konfirmojë ndarjen me të. Nëfakt, mbrojtësi nuk e ka priturmirë edhe aktivizimin e tij nëfund, ku është parë i mërziturgjatë momentit të futjes nëfushë.

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Luftë e ftohtë dhe “kunja”, Kukësi në situatë kritike/ Kriset marrëdhënia Gjici-Longo, Musta ironizon me… Hilën

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook