Vizitat mjekësore dhe firma, fantazisti i ri kuqezi zbarkon sot në Milano me… mamanë

Pas javësh negoci atash rraskapitëse, në të cilat vullneti i lojtarit peshonte jo pak, Sharl de Ketelere është gati të veshë fanellën e Milanit. Belgu, i blerë te Bryzhi për 32 milionë euro plus 3 bonuse (dhe një përqindje prej 12.5% në një rishitje të mundshme në të ardhmen), pritej në Itali gjatë fundjavës, por në fakt do të mbërrijë sot, me sa duket, rreth pasdites së vonë.

de keteler

Ai do të kryejë menjëherë ekzaminimet mjekësore dhe do të nënshkruajë kontratën e re e cila do ta lidhë me kampionët e Italisë në fuqi për pesë sezonet e ardhshme.

Ndjekja e gjatë e kuqezinjve, pra, do të ketë një fund të lumtur me fillimin e javës së re. De Ketelere do të kryejë testet e zakonshme për certifikatën e aftësisë fizike dhe më pas testet mjekësore.

Gjithçka duhet të jetë gati nënshkrimin për 2.3 milionë euro në sezon. Fillimisht shuma ishte për 200 mijë euro më tepër, por shifra në fjalë ishte shkurtimi që belgu i bëri vetes për të lehtësuar edhe më tej bisedimet mes “Djallit” dhe klubit të tij. Stefano Pioli do të fillojë menjëherë të punojë për përfshirjen e djalit në “mozaik”.

Me më pak se dy javë para fillimit të kampionatit nuk ka kohë për të humbur për një lojtar që përtej vlerësimit të madh të Maldinit dhe Masarës, do të jetë vendimtar në fazën sulmuese të skuadrës. Thuhet se ai do të mbajë numrin 90 dhe se debutimi mund të ndodhë të dielën kundër Viçencës.

ROLET – Te Milani zbarkon me petkun e fantazistit, por mund të përdoret edhe si anësor i djathtë. Djaloshi do të jetë i shoqëruar sot nga mamaja e tij, e cila ka pasur rol thelbësor në këtë transferim përveç menaxherit Tom de Myl.

download

Zonja Isabel, një figurë qendrore për të gjithë familjen, ka kërkuar dhe gjetur shtëpinë për djalin e saj, i cili në Milano do të presë ndonjëherë motrën dhe vëllain që studiojnë e punojnë në Belgjikë.

Ndërkohë, është zbuluar edhe një fakt interesant. Lidhja e De Keteleres me Milanin është disi më e hershme. Belgu ka qenë pjesë e një “Milan Camp” të organizuar rreth 14 vjet më parë. Nga ajo “epokë” edhe një fotografi që tregon se disa gjëra mbase nuk janë edhe aq rastësore.

Përgatiti: REINOLD BAKALLI – Arena e Lajmit


Vizitat mjekësore dhe firma, fantazisti i ri kuqezi zbarkon sot në Milano me… mamanë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook