Pas mbledhjes së sotme të qeverisë janë bërë e dije edhe vendimet e marra.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se Ermira Gjeçi, zëvendësministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, është liruar nga kjo detyrë.
Në postin e saj është emëruar Arian Jaupllari.
V E N D I M PËR LIRIM NGA DETYRA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Ermira Gjeçi, zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, lirohet nga kjo detyrë.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.