Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta po zhvillon një merkato të madhe për të rikthyer Barcelonën në nivelin e saj të dikurshëm, merkato të cilën e konsideron ende të hapur. Në një prononcim për mediat spanjolle numri një i katalanasve ka theksuar se ka vendosur në dispozicion edhe 100 milionë euro të tjera dhe se për rikthimin e Lionel Mesit gjithçka mbetet ende e hapur përsa i përket mundësive.
“Kemi arritur të fitojmë 100 milionë euro të tjera sepse kemi shitur 25% të “Barcelona Studios” tek kompania “Socios”.
Merkatoja është ende e gjatë po punojmë në mënyrë të kordinuar për të bërë të mundur që ekipi të jetë sa më i konsoliduar përpara startit të kampionatit.
Për Mesin duket që kemi një simpati të veçant, por ai është një lojtar i PSG-së dhe nuk mundem të flas shumë. Dera për rikthimin e tij mbetet gjithmonë e hapur. Të shohim çfarë do të ndodhë.”, u shpreh Laporta.
Arena e Lajmit