Enur Totre i ka dhënë fund zyrtarisht aventurës së tij me Tiranën. Siç raportoi dhe më parë “Panorama Sport”, mesfushori nga Tetova nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve në vazhdim.
Ai do të bëhet pjesë e skuadrës ukrainase, Vorskla Poltava për shumën e 250 mijë eurove.
Me anë të një postimi në profilin e tij në “Instagram”, Totre shprehet i lumtur për aventurën e tij te bardheblutë, ku u shpall dhe kampion i Shqipërisë.
Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion. Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit. Ju uroj shumë suksese në vazhdim. Forca Tirona!”, ishin fjalët e tetovarit.
View this post on Instagram
LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Mesfushori e mbylli përfundimisht me Tiranën, gati ta ndjekë nga pas edhe… Seferi
Arena e Lajmit