Dhimbje koke për Nevil Deden, evidentohen dy dëmtime në radhët e Dinamos

Patrik Bardhi nuk luajti asnjë minutë as në ndeshjen me Partizanin të shtunën e kaluar. Sulmuesi anësor i bluve vuan nga një dëmtim që e kishte që para nisjes së fazës përgatitore dhe ende nuk është gati për trajnerin Nevil Dede.

DINAMO 1

Një tjetër lojtar që shqetëson për momentin është Ersil Ymeri. Mesfushori i ardhur së fundi te blutë e nisi titullar derbin miqësor me Partizanin, por e la fushën që në pjesën e parë për shkak dëmtimi, duke u zëvendësuar nga Ilir Allmuça.

Bardhi dhe Ymeri konsiderohen lojtarë të rëndësishëm për Dinamon e sezonit të ri, ndaj dhe stafi teknik shpreson që t’i ketë në dispozicion sa më parë, pasi gradualisht do të fillojë edhe kristalizimi i formacionit.

Arena e Lajmit


Dhimbje koke për Nevil Deden, evidentohen dy dëmtime në radhët e Dinamos

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook