Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe të Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e lojërave të fatit, në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, kanë organizuar kontrolle në lokale dhe në ambiente të ndryshme, të cilat mund të vihen në dispozicion për organizimin e lotarive të palejuara. Si rezultat i kontrolleve janë evidentuar dhe goditur 2 raste të kësaj veprimtarie.
Në vijim të veprimeve, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Xh., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.
Gjithashtu, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap në një lokal, në rrugën “Loni Ligori”, duke vënë baste sportive, me aparat celular.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparatet celulare.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.