“1 mld dollarë për eksportet”, Panariti për deklaratën e Ramës: Kujdes nga raportimet virtuale të politikës. Zusi: Situata paradoksale me shifrat e bujqësisë

Opinion

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Edi Rama sa i takon eksporteve bujqësore dhe objektivave që të shkohet te shifra 1 miliard dollarë, ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shprehu rezerva.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Panariti theksoi se këto statistika duhet të verifikohen nga INSTAT, duke shtuar se ‘të shprehesh para INSTAT do ishte spekulative’.

“Do dëshiroja që për çështjes e ecurisë së bujqësisë të shprehje institucioni që është përgjegjës, që është INSTAT. Ai s’ka bërë ende bilancin e një viti punimesh apo vlerën monetare. Duhet të jemi të kujdesshëm me raportimet virtuale. Politika ka tendencën të ndryshojë gjëra. kam qenë në drejtim të atij dikasteri. Po i fryve do e kesh të vështirë që të ulësh shifrat. Më kujtohet i ndjeri Gjergj Filipi që thoshte; kam të dhëna që nuk figurojnë në të dhënat reale. Këto kalkulimet, me variablat, që është dhe inflacioni, jepet dhe gjendja reale e këtij sektori. Mund të paraqesësh të dhëna që janë virtuale. Duhet të presim institucionet e ngarkuara për të verifikuar shifrat. Rritje mund të ketë në vlerë por nuk ka në vëllim. Bujqësia shqiptare ka interes që të furnizohet fermeri. Nëse i referohemi peshkimit, ky sektor punon me 85% të lëndës së eksportuar. Ti bën vetëm përpunim të lëndës së parë. Nuk ke realisht rritje të këtij sektori. Ti shet importet si eksporte. Ai thotë që është rritur numri i prodhimi të qumështit, por blegtoria ka më pak interes.”, tha Panariti.

Ndërkohë, përballë Panaritit, Alban Zusi, ish-zv.ministër i Bujqësisë theksoi se ka pasur situata paradoksale me shifrat e bujqësisë. Duke iu referuar shifrave të nxjerra nga Rama, Zusi tha se realizimi i 1 miliard dollarë eksporte, është ambicie shumë e madhe.

“Duhet të kemi më tepër zë nga INSTAT dhe ai duhet të jetë më i strukturuar nga informacionet që jep. Ne kemi pasur situata paradoksale. Për të vlerësuar ecurinë nuk është i mjaftueshëm vetëm një tregues. Kjo është për t’i shërbyer politik bërjes. E kuptoj deklaratën e Ramës, për të dhënë mesazh për bujqësinë që ka jetë … Pjesa e eksporteve, unë e besoj se është reale. Në biznesin tim kam dyfishim të eksporteve. Duhet të nxisim prodhimin. Kapja e 1 mld dollarëve siç thotë Rama, është ambicie madhe. Ne duhet të hapim eksportet e këtyre produkteve. Nëse hapet tregu i produkteve shtazore, është i realizueshëm ky objektiv.”, theksoi Zusi.

DEKLARATA E RAMËS
📚2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysëm miliardë USD në 78 vende të botës📈💪 Por ambicia jonë është të kapim 1 miliardë USD dhe ta bëjmë #Shqipërinë2030🇦🇱 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore⭐️
… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia🤷🏻♂️

Arena e Lajmit

“1 mld dollarë për eksportet”, Panariti për deklaratën e Ramës: Kujdes nga raportimet virtuale të politikës. Zusi: Situata paradoksale me shifrat e bujqësisë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook