De Keteler firmos nesër për Milanin, rekord i ri për dyshen Maldini-Masara

Sharl De Keteler që nga dita e nesërme do të jetë një futbollist i ri i Milanit. Belgu udhëton sonte drejt Milanos për të nisur këtë aventurë të re e shumë të rëndësishme në karrierën e tij.

de keteler

Por nesër që në mëngjes ai do të kryejë vizitat e më pas do të jetë në zyrat e klubit për firmën në kontratën që do ta bëjë një lojtar të ri të kampionëve në fuqi të Serisë A. Një goditje e rëndësishme për klubin, pasi ka siguruar një lojtar i cili mendohet se do të ketë një perspektivë shumë të rëndësishme në futbollin europian.

Një lëvizje në merkato e cila kthehet tashmë në rekordin e transferimeve nën drejtimin e dyshes Maldini-Masara. Këta të fundit kanë gjetur akordin me Klub Bryzh për blerjen e tij duke paguar 32 milionë euro për kartonin e mesfushorit, plus 3 milionë euro të tjera si bonuse. Kjo do të regjistrohet si shifra më e lartë që ka paguar kjo dyshe që kur ka nisur të merret në mënyrë direkte me operacionet e merkatos të klubit kuqezi.

Arena e Lajmit


De Keteler firmos nesër për Milanin, rekord i ri për dyshen Maldini-Masara

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook