VIDEO/ “Alo, Xhon, a mund të marr numrin tënd?”, Kulibali publikon telefonatën me Terrin për fanellën te Çelsi

Kalidu Kulibali i ka dhënë lamtumirën Napolit gjatë verës së fundit, për t’iu bashkuar Çelsit në projektin e ri të klubit blu. Mbrojtësi senegalez ka vendosur të ndryshojë skuadër por jo numër fanelle dhe në Londër do të ketë një numër të cilin e ka mbajtur për shumë vite ish-kapiteni Xhon Terri.

KULIBALI

Për të respektuar në maksimum një figurë të tillë, Kulibali ka kërkuar “leje” nga ai që të mbajë fanellën e cila prej vitesh ka mbetur bosh në radhët e këtij klubi. Mbrojtësi ka publikuar në rrjetet sociale një video ku shfaqet duke i telefonuar Territ për t’i bërë të ditur se kishte dëshirë të mbante numrin 26.

“Më fal për anglishten time mik. Dëshiroja të të kërkoja diçka. Siç e di, te Napoli luaja me numrin 26 dhe e di që nga momenti që je tërhequr ti, askush në këtë klub nuk e ka mbajtur më këtë numër. Kjo është arsyeja pse te telefonova. Për të kërkuar nëse mund të marr numrin”, janë fjalët e Kulibali.

“Numri 26 ka qenë shumë special për mua, vlerësoj shumë faktin që ti më telefonove. Për mua është një kënaqësi që ta marrësh ti. Dua të të uroj shumë fat”, ishte përgjigja e Territ i cili dha “bekimin” që Kulibali të mbante numrin e tij të vjetër te Çelsi.

Arena e Lajmit


VIDEO/ “Alo, Xhon, a mund të marr numrin tënd?”, Kulibali publikon telefonatën me Terrin për fanellën te Çelsi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook