“Jaman mike jaman nure, mike moj buza bobozhure”, Ministrja Kumbaro ia merr labçe me dy kryebashkiakët në nisje të sezonit turistik (Video)

Kumbaro

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka gjetur një mënyrë origjinale për të festuar nisjen e sezonit turistik. Në krahë të krybashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi në një drekë ajo ia merr labçe këngës pa komplekse.

Ministrja ka vizituar qytetet turistike të Shqipërisë duke inspektuar përgatitjet për sezonin veror dhe është ndalur në Gjirokastër e Tepelenë, ku shfaqet me dy kryebashkiakët, atë të Gjirokastrës Flamur Golemi dhe të Tepelënës Tërmet Peçi si dhe dy këngëtarët Arjan Shehu dhe Juli Çenko. Ka qenë kënëgëtarja Juli Çenko që ka publikuar momente nga kjo drekë.

Ajo ka falënderuar ministren dhe kryetarët që ishin pjesë e tryezës duke kënduar këngët e krahinave të tyre.
“Falënderojmë ministren zj. Mirela Kumbaro dhe dy kryetarët e bashkive Gjirokastër e Tepelenë, z. Flamur Golemi dhe z. Tërmet Peçi, që kënduan së bashku me ne traditën e bukur të polifonisë të krahinave të tyre!”, shkruan Çenko.

“Jaman mike jaman nure, mike moj buza bobozhure”, Ministrja Kumbaro ia merr labçe me dy kryebashkiakët në nisje të sezonit turistik (Video)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook