I penduar për prishjen e paktit në 2013? Meta: Nuk kam ndonjë pendesë, marrëveshja me PD ishte 4 vjeçare

Ilir Meta 2

I pyetur nëse është penduar që ka prishur marrëveshjen me PD-në në 2013, Ilir Meta tha se marrëveshja u deklarua e mbyllur pas 4 vitesh bashkëqeverisje, duke thënë se nuk ka pendesë në këtë drejtim.

Jeni penduar që në 2013 e prishët marrëveshjen me PD-në?

Meta: Lidhur me marrëveshjen e 2013, ish LSI përfshirë dhe Ilir Metën nuk kanë prishur asnjë marrëveshje. Kur erdhi fundi i marrëveshjes, para se të niste fushata, u deklarua një marrëveshje që e kishte mbyllur rolin e saj. Nuk ka ndonjë pendesë në këtë drejtim. Sa i takon të gjitha vendimeve të ish-LSI, të gjitha kanë qenë në interes të integrimit europian të vendit. Pasi qeverisja e Nanos u bë pengesë e integrimit, LSI dha një rol të rëndësishëm në 2005. Berisha firmosi MSA-në që ishte bllokuar dhe sot jemi këtu ku jemi për shkak të pengmarrjes që i ka bërë Rama shtetit. Edhe vendimet e tjera kanë qenë për vullnetin e mirë për të zhbllokuar të tilla situata. Edhe në 2013 marrëveshja me Ramën ka qenë për të votuar 3 ligjet që mbanin peng integrimin, pasi mendova që në këtë mënyrë kontribuonim për të zhbllokuar këtë proces.

I penduar për prishjen e paktit në 2013? Meta: Nuk kam ndonjë pendesë, marrëveshja me PD ishte 4 vjeçare

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook