Ikona e Sampdorias lavdëron Asllanin: Marota ka parë drejt të ardhmes

Françesko Flaki mbetet një ikonë për tifozët e Sampdorias dhe një emër shumë i njohur për futbollin italian. Ish-sulmuesi i cili është i treti në listën e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohëve të këtij klubi pas Mançinit e Vialit, tashmë po shfaqet si një opinionist sportiv dhe duke folur në studion e  “SportItalia”, komenton lëvizjet e fundit në Itali.

francesko flaki

Ai ka vlerësuar shumë ato që ka realizuar Xhuzepe Marota, dikur një nga emrat që drejtonte Sampdorian në vitet kur Flaki ishte pjesë e saj. Dhe ndër të gjitha blerjet, sipas tij spikat ajo e Kristjan Asllanit, të cilin e sheh si një bast të sigurt për të ardhmen.

“Sipas meje ky djalë ka cilësi të rëndësishme dhe e ka treguar. Është i ri dhe ka gjetur një lloj vazhdimësie. Pastaj e dimë se si klubi i Empolit është i aftë që t’i rritë. Xhuzepe Marota ka parë edhe drejt të ardhmes, në funksion të Marcelo Brozoviç dhe lojtarëve të tjerë. Ai u sigurua me Asllanin. E rëndësishme është që ky djalosh të luajë, është një përgatitje për ta rritur”, tregoi Flaki në komentin e  tij rreth transferimit të mesfushorit shqiptar te Interi.

Arena e Lajmit


Ikona e Sampdorias lavdëron Asllanin: Marota ka parë drejt të ardhmes

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook