Edicion i tmerrshëm i klubeve shqiptare, bilanci i zi në Europë/ 2 ekipe nga Ishujt Faroe dhe 3 nga Malta na japin leksion

Bilanci i katër skuadrave të Superiores në Kupat e Europës këtë sezon është alarmues. Shqipëria është ndër tetë shtetet e vetme sot, që nuk kanë asnjë skuadër në kompeticionet europiane. Tri klube nga Malta janë kualifikuar për në turin e tretë të Ligës së Konferencës: Hamrun Spartans, Hibernian dhe Gzira, ndërsa nga Superiorja asnjë.

Tirana-Dudelanzhj

Madje edhe Ishujt Faroe vazhdojnë të kenë dy ekipe në Europë: Klaksvikar dhe B36 Torshavn. Ndërkohë që statistikat e katër skuadrave tona janë shqetësuese: 12 ndeshje, shtatë humbje, tri barazime dhe vetëm dy fitore, me 6 gola të shënuar dhe 17 të pësuar. Kampionët e Tiranës u eliminuan nga Championsi dhe më pas nga Liga e Konferencës me 4 humbje në 4 ndeshje. Laçi, tek i cili ishin edhe shpresat më të mëdha për shkak të një barazimi në transfertë me 10 lojtarë, u shpërfytyrua kundër moldavëve të Petrokubit me 4 gola të pësuar.

Vllaznia gjithashtu rezistoi vetëm një pjesë në transfertën e vështirë rumune, ndërkohë që Partizani i kishte larë duart që në turin e parë. Klubet shqiptare “korrën” atë që kishin mbjellë, sepse janë të vonuar gjithnjë me konsolidimin e skuadrave. Bardheblutë nuk gjetën dot një zëvendësues për kapitenin Hoxhallari, Vllaznia bëri ndryshime të mëdha pasi fitoi kupën dhe nuk e rikuperoi Latifin që qëndroi i sëmurë për disa ditë.

kupat e europes

Laçi kishte vetëm dy qendërmbrojtës në dispozicion: Velkoski dhe Malota, ndërsa pas dëmtimit të Qatos nuk gjeti dot mesfushorë. Klubet tona treguan se nuk arrijnë të gjejnë dot zëvendësuesit e duhur dhe e kanë të vështirë që të rrisin cilësinë e skuadrës me lojtarë më të mirë se ata që kanë në qarkullim. Bie gjithashtu në sy fakti që dy golashënuesit më të mirë të Superiores, Guindo dhe Seferi, nuk shënuan asnjë gol në Europë në katër ndeshje.

Arena e Lajmit


Edicion i tmerrshëm i klubeve shqiptare, bilanci i zi në Europë/ 2 ekipe nga Ishujt Faroe dhe 3 nga Malta na japin leksion

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook