VIDEO/ Dëshmoi për rreth tre orë, Monika Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Dhashë prova të reja për inceneratorin e Elbasanit

45454

Monika Kryemadhi ka dalë nga SPAK, pas rreth tre orësh, ku është marrë në pyetje lidhur me kallëzimin që kjo e fundit ka bërë për inceneratorin e Elbasanit.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, ajo u shpreh se ishte e thirrur si kallëzuese kryesore për aferën në fjalë, si dhe tha se shtoi edhe prova të reja.

“Sot jam thirrur si një nga kallëzueset kryesore të Inceneratorit të Elbasanit për të vazhduar dhe verifikuar dokumentacion dhe për të shtuar prova të tjera. Gjeja më e rëndësishme është që një nga arsyet kryesore në të cilat ky proces, i verifikimit të dosjeve të inceneratorëve, nuk është thjeshtë çështja e një individi por sistemit që ka funksionuar në administrim dhe grabitjen e parave. Sot prova për mashtrim dhe vjedhje parash me inceneratorin e Elbasan”, tha ajo.

VIDEO/ Dëshmoi për rreth tre orë, Monika Kryemadhi flet pas daljes nga SPAK: Dhashë prova të reja për inceneratorin e Elbasanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook