U tha se e ka tradhtuar, çfarë po ndodh mes Nejmarit dhe të dashurës së tij?

Nuk është sekret që marrëdhënia e Nekmar me influencuesen braziliane Bruna Biancardi po kalon një krizë. Kjo pasi asi i PSG-së thuhet se e ka tradhtuar atë.

neymar-bruna-biancardi

Pak ditë pas thashethemeve, ai u shfaq pa unazën matchy-matchy që ka me të dashurën e tij gjatë një darke me miqtë në São Paulo dhe kjo bëri që fansat e çiftit të spekulojnë për një fund të mundshëm të lidhjes.

Nga ana tjetër, Bruna është shfaqur herë me unazë dhe herë pa unazë. Për herë të fundit ajo u pa në palestër me mikeshat e saj në São Paulo dhe ka treguar unazën që e mbante në gishtin e unazës në dorën e djathtë. Aksesori i çmuar është bërë dhuratë nga lojtari, i cili mban një të tillë si simbol i dashurisë së tyre. Mes thashethemeve për një krizë, blogerja nuk u pa më me unazën pak ditë më parë. Megjithatë ajo e ka vendosur sërish dhe zgjoi kureshtjen e publikut për marrëdhënien mes tyre.

Tradhtia e supozuar e yllit të PSG

E përditshmja braziliane ‘Isto é gente’ plasi ‘një bombë’ para pak ditësh duke shkruar se Neymar, i cili ishte i pranishëm në një festë të organizuar nga lojtari i Real Madrid, Vinicius Jr. në Cachoeira de Macacu, në periferi të Rio de Janeiro tradhtoi Brunën sheshit. Sipas informacioneve nga profili në Instagram “Gossipdodia”, ylli i PSG-së ishte lëshuar në festë dhe kishte shkëmbyer disa puthje në buzë gjatë eventit, përfshirë një me modelen Nathalia Castro. ‘Isto é Gente’ pretendoi se ka folur me disa burime dhe ka zbuluar se Neymar ka shkuar pa Bruna Biancardin në festë, pra ka qenë ‘single’ në klub.

Neymar u përgjigj në mënyrën e tij. Ai donte t’i bënte të qarta gjërat duke hedhur poshtë lajmet që ai pretendon se janë të rreme. 30-vjeçari publikoi një video në Instagram duke thënë: “Përshëndetje Fake News, shumë diell, shumë paqe, shumë dashuri”.

Hera e fundit që u panë bashkë

Paraqitja e fundit e çiftit ishte gjatë një shfaqjeje çmimesh në fund të qershorit. Më parë, ata pozuan për foto në festën e Neymar në qershor, e cila u zhvillua në rezidencën e tij në Mangaratiba, Rio de Janeiro.

Rrjetet sociale

Diçka që ka tërhequr shumë vëmendjen janë rrjetet sociale të zogjve të dashuruar. Që kur nisën thashethemet për një tradhti të mundshme nga ana e Neymar, Bruna nuk ka qenë shumë aktive në profilin e saj në Instagram, ku bënte gjithmonë disa publikime gjatë ditës. Ajo nuk i ka pëlqyer asnjë postim Neymarit që pas zërave. Lojtari gjithashtu nuk ka pëlqyer asnjë postim të saj.

Pas një pauze, Bruna u rikthye në Instagram dhe ndau një thënie që dukej se kishte një mesazh të fshehtë ku thuhej: “Zot, më ruaj nga ajo që nuk mund të shoh dhe dëgjoj”.

Marrëveshje në marrëdhënien e tyre?

Sipas një burimi nga ‘IstoÉ Gente’, lojtari dhe Bruna kanë një marrëveshje. Nuk është saktësisht një marrëdhënie e hapur, por një mënyrë për ta bërë Neymar ‘më të qetë’. Nuk është lajm për askënd që yllit të PSG-së i pëlqen të shijojë festat me miqtë e tij, krahas ndjekjes së disa modeleve në rrjetet sociale. Biancardi thuhet se ia ka pranuar pranuar këto kushte për të qenë në gjendje të dilte me fanellën 10 të ekipit brazilian.

Neymar dhe Bruna u panë së bashku për herë të parë kur ishin në një udhëtim në Ibiza të Spanjës gushtin e kaluar. Të pranishëm me ta kanë qenë edhe miqtë e futbollistit dhe djali i tij. Bruna dhe Neymar u panë shumë të afërt me njëri-tjetrin duke konfirmuar kështu se kanë nisur një lidhje. Por, vetëm pak muaj më parë e kanë zyrtarizuar në Instagram ku nuk kanë munguar dedikimet e ëmbla për njëri-tjetrin.

Bruna është shpërngulur në Paris ku jeton me Neymarin teksa shkon shpesh në stadium, në ‘Parc de Princes’ për të mbështetur të dashurin e saj.

Bruna Biancardi është një influencer në mediat sociale nga Brazili. Bukuroshja brune ka lindur më 15 prill 1994 dhe është 28 vjeç. Bruna ka studiuar për modë dhe është marrë me marketing dhe menaxhim të tregtisë elektronike për më shumë se 8 vjet.


U tha se e ka tradhtuar, çfarë po ndodh mes Nejmarit dhe të dashurës së tij?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook