Çanta firme, bizhuteri të shtrenjta dhe para cash, si arritën nënë e bir të vidhnin 120 mijë euro nga banesa ku punonte gruaja në “Rrugën e Kosovarëve”

Whatsapp Image 2023 01 07 At 10.33.42

Nënë e bir Rozeta dhe Havier Dobi, përkatësisht 49 dhe 23 vjeç janë arrestuar nga policia e Tiranës pas një megagrabitjeje në banesën ku gruaja punonte si pastruese.

Ishin forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 2, që arritën t’i zbulonin dy autorët pas një hetimi me metoda speciale proaktive.

Por nga 120 mijë euro para dhe sende me vlerë të vjedhura, policia iu ka sekuestruar 80 mln lekë të vjetra pasi pjesa tjetër ishte shpenzuar për 2 automjete. Sipas burimeve, mësohet se paratë janë marrë në 15 dhjetor, ashtu si sendet me vlerë, ndër to bizhuteri të shtrenjta, varëse, ora, çanta firme etj.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që gruaja ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në “Rrugën e Kosovarëve”, kjo shtetase, në bashkëpunim me djalin e saj, ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58 150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Çanta firme, bizhuteri të shtrenjta dhe para cash, si arritën nënë e bir të vidhnin 120 mijë euro nga banesa ku punonte gruaja në “Rrugën e Kosovarëve”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook