FOTOLAJM/ “Ndalesa e radhës, Tirana”, Roma në delir pas arritjes në finalen e madhe! Komenti i Kumbullës merr numër rekord pëlqimesh

Roma e Zhoze Murinjos në delir. Skuadra italiane arriti të siguronte një biletë për në finalen e madhe të Ligës së Konferencës që do të zhvillohet më 25 maj në Tiranë, ndaj Fejnordit. Një festë legjitime kjo e kryeqytetasve, që menjëherë pas përfundimit të sfidës kanë postuar një foto speciale në “Instagram” ku shkruhej: “Ndalesa e radhës, Tirana. Finalistë 2021-2022”.

Roma finale

“Tiranaaaa, Daje Roma Daje”, ishte gjithashtu mbishkrimi i klubit italian në foton e postuar. Teksa nuk mungoi edhe komenti i Marash Kumbullës, që do të jetë Zot shtëpie në Tiranë.

“Andiamoooo (shkojmëëëë)”, shkroi Kumbulla në faqen zyrtare të Romës në “Instagram”, ndërkohë që ky koment i tij mori mbi 1200 pëlqime në vetëm 20 minuta. Një shifër rekord kjo.

View this post on Instagram

A post shared by AS Roma (@officialasroma)

Arena e Lajmit


FOTOLAJM/ “Ndalesa e radhës, Tirana”, Roma në delir pas arritjes në finalen e madhe! Komenti i Kumbullës merr numër rekord pëlqimesh

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook