Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike Klevis Balliu i ftuar në emisionin ‘Frontline’ në Neës24 ka folur mbi bashkëpunimin e zyrtarizuar ditën e sotme mes PD dhe PL ku dy liderët opozitarë Berisha dhe Meta firmosën bashkëpunimin.
Balliu deklaroi se kjo marrëveshje është një nevojë kombëtare dhe se në të prevalon inetersi kombëtar dhe se ajo bazohet në parimet e demokracisë, pasi sipas tij ajo nuk flet për pazare dhe ministri, por vetëm për parime.
Sakaq, Balliu ka paralelizuar kryeministrin Rama me presidentin rus Vladimir Putin, teksa ka thënë se ai është më i egër se lideri rus dhe se ka nxjerr më shumë refugjatë nga Shqipëria se Ukraina që është një vend në luftë.
“Në kontekstin aktual pavarësisht përplasjeve politike duhet të prevalojë interesi kombëtar, marrëveshja nuk flet per për pazare e ministri por për parime të cilat janë fenomene të reja në politikë. Vetë marrëveshja është parim.
Nuk është çështje ‘love story’, është një moment serioz për shkak të situatës ku është vendi, kush është Putini ynë këtu, është Rama që është më i egër se ai që sulmon Ukrainën, kemi numrin më të madh të refugjatëve, një vend që nuk rrit rrogat e pedagogëve, me pensione e ndihma ekonomike qesharake, ka një kryeministër që ka harxhuar 19 mln euro vetëm për fluturime.
Pak ditë më parë kishim rastin e përsëritur të vdekjes së një qytetari në ambientet e shtetit, ajo është një vrasje shtetërore. Këtë marrëveshje e shoh si një nevojë kombëtare. Jo vetëm Metën dhe Berishën por veprimet e qeverisë Rama në këto 10 vite duhet të bashkojnë çdo qytetar në këtë vend. Një vend që nuk rrit pensionet por ka 19 mln për xhiro me avion është absurde, para ka sa të duash por paratë i marrin këta dhe njerëzit zgjedhin të largohen.
Këshillat vendorë bëheshin me regjistrim, ndërkohë kryetari i bashkisë dilte në televizor në këshill kur ishte në Spanjë. Këshillat do ngrihen dhe do flasin për problematikat e qytetarëve. Ne sot jemi jashtë sistemit, nuk bën dot një debat me qeverinë. Marrëveshja është e qartë dhe pjesa strategjike është nornale. Që kur ka ardhur Rama në pushtet nuk ka më debate publike, nuk gjen një deputet ose ministër që të përballet me akuzat. Ministri duhet të dalë si çeço të japë llogari e jo të fshihen nga akuzat. Si do t’i përgjigjen akuzës për rrugën e Arbërit, ose për Qukës -Qafë Plloç, si do t’i përgjigjen akuzave për inceneratorët, çfarë bëjnë, fshihen. Këtu ka humbur llogaridhënia, marrëveshja është për parimet e demokracisë.
Kjo marrëveshje ka 2 individë seriozë, Rama ka një plan të qartë ëpr të vjedhur paratë dhe të mbajë pushtetin për të mos shkuar në burg për paratë që ka vjedhur. Ky kryeministër që do rrisë energjinë e që nuk rrit rrogat ka shenzuar 19 mln euro për xhiro me avion nga taksat pa përmendur para të tjera të vjedhura. Bashkimin e kërkon shteti e siguria, bashkohemi që ka nevojë për largimin e këtyre kryebashkiakëve që nuk kanë sjellë gjë përveç inceneratorëve në qytete”, u shpreh Balliu.
Arena e Lajmit