Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Fier, ku një 68-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orën 14:40 në lagjen “Apollonia”, dhe se viktima është shtetasi me iniciale S.M., ndërsa shkaku nuk është bërë i ditur ende.
Njoftimi:
Fier/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:40, në lagjen “Apollonia”, Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij, shtetasi S. M., 68 vjeç.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Arena e Lajmit