Dy ish si kundërshtarë, Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi janë nostalgjikë për Kukësin

Me kundërshtarin e miqësores, Istanbulspor, në fushë ishin edhe dy ish-lojtarë të Kukësit, Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi. Në një prononcim për “RTSH Kukësi”, ata i uruan suksese Kukësit dhe kujtuan kohët që kaluan me këtë ekip.

Abazaj2

“Jam rikthyer pas 10 muajsh, ndihem shumë mirë dhe nga një dëmtim aq i gjatë ka rëndësi të kthehesh sa më mirë dhe unë jam kthyer duke fituar pak e nga pak edhe formën time më të mirë. Është ndjesi e bukur me ekipin e Kukësit, ia kemi kaluar mirë, edhe pse me një pishman që nuk dolëm dot kampionë, sepse kemi pasur një superekip. Kukësit i uroj më të mirën, e pashë ekipin e tyre dhe u uroj suksese në kampionat”, u shpreh Abazaj.

Ndërsa mesfushori Ethemi pohoi: “Ishte kënaqësi të luaja ndaj ish-klubit që më ka dhënë shumë, më ka dhënë dorën të bëhem futbollist profesionist. Te Kukësi ka mbetur vetëm Domi nga koha ime, një kuksian. Tek Istanbulspor do të bëjmë maksimumin të qëndrojmë në kategori, më pas të shohim. Jam me prejardhje kuksiane dhe do të ishte gjë e bukur të luaja në Kukës me tifozërinë kuksiane, do të ishte kënaqësi”.

Arena e Lajmit


Dy ish si kundërshtarë, Kristal Abazaj dhe Valon Ethemi janë nostalgjikë për Kukësin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook