Nuk ka më “Dua fanellën tënde!”, Ajaksi ndalon parullat në stadiume

Lutja për fanella të futbollistëve në ndeshjet e Ajaksit në Amsterdam kanë marrë fund, dhe këtë tifozët e skuadrës së njohur holandeze e kuptuan që në fundjavë kur në hyrje të stadiumit për ndeshjen e Superkupës të humbur përballë PSV, rojet e sigurisë nuk i lejuan që të merrnin parullat e zakonshme me vete.

sdfsdfsf

Tani është bërë zakon që në tribuna të shfaqen vazhdimisht, sidomos fëmijë, duke mbajtur parulla që u kërkojnë lojtarëve të veçantë fanellat. Por parulla të tilla kanë filluar të kthehen në problem dhe Ajaksi ka vendosur t’i ndalojë kategorikisht në “Johan Krujf Arena”.

Sipas mediave holandeze, Ajaksi u kishte shpjeguar grupeve të tifozëve këtë vendim, duke treguar se lojtarët shpesh nuk i shohin të gjitha këto parulla që shtohen ndeshje pas ndeshje, e më pas interpretohen si arrogante. Nga ana tjetër, parullat prej letre, tashmë cilësohen edhe si rrezik zjarri brenda impianteve, ndaj nga ky sezon, nuk do t’i lejojnë në shkallaret e stadiumit.

Arena e Lajmit


Nuk ka më “Dua fanellën tënde!”, Ajaksi ndalon parullat në stadiume

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook