VIDEO/ Historia e çuditshme e sulmuesit italian: Për shkak të Dinamos më telefonoi edhe Pipo Inzagi

Mateo Ortolani ishte një nga “eksperimentet” e Dinamos nën drejtimin e italianëve. Një histori deri diku me fund të lumtur pasi kulmoi me ngjitjen në Superiore të klubit kryeqytetas dhe me djaloshin e ri italian i cili ndonëse aktivizohej pak, ia doli të bëhej protagonist me një gol në shtesë ndaj Burrelit që “vulosi” këtë ngjitje.

ortolani

Një histori që e ka treguar ai vetë për mediat në Itali, duke kujtuar eksperiencën shqiptare dhe se si falë saj, sulmuesi i datëlindjes 2000 që kishte luajtur në akademinë e Milanit, kishte komunikuar me një nga idhujt e tij, Pipo Inzagin.

“Më thirri Dinamo dhe firmosa menjëherë. Trajneri ishte Fabricio Kamarata, ish-sulmuesi i Veronës i cili sot është zëvendëstrajner te Melburn Viktori në Australi. Në vitin 2020 shënova golin në ndeshjen për mbijetesë. Në një interviste asokohe thashë që idhulli im ishte Filipo Inzgai dhe do të më pëlqente ta njihja. Nëpërmjet Kamarata, mikut të tij, Pipo me gjeti në Instagram dhe më bëri një video-telefonatë.

Unë isha në shtrat me sytë thuajse të mbyllur, i stërlodhur pas stërvitjes. Shoh ekranin e celularit dhe aty shkruhet “Inzagi”. Nuk mund ta besoja, me të vërtetë, një emocion i jashtëzakonshëm”, kujtoi Ortolani, i cili në vitin 2021, do të shënonte një tjetër gol me peshë për Dinamon, atë ndaj Burrelit në shtesë, që shtyu blutë drejt ngjitjes në elitë.

View this post on Instagram

A post shared by Matteo Ortolani ⚽️🙏🦁❤ (@ortolani9)

Arena e Lajmit


VIDEO/ Historia e çuditshme e sulmuesit italian: Për shkak të Dinamos më telefonoi edhe Pipo Inzagi

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook