Konte kërcënon Juventusin, vjen oferta e bujshme nga Totenhemi për mesfushorin italian

Totenhemi i Antonio Kontes duket se sivjet ka në plan një merkato me emra dhe shifra të rëndësishme dhe pas një viti është rikthyer sërish bindshëm në sulm për talentin e Romës, Nikolo Zaniolon.

zaniolo totenhem

Sipas lajmeve që vijnë nga media angleze, londinezët janë duke përgatitur një ofertë të parefuzueshme, e cila pikësëpari do të bindte verdhekuqtë që e kanë nën kontratë, por akoma më shumë se kaq Juventusin, i cili ka një bazë akordi me Zaniolon, por ndoshta mos këtë verë, mund ta ekzekutojë vitin e ardhshëm.

Totenhemi pritet që të ofrojë 50 milionë euro për kartonin e 23-vjeçarit italian dhe pse jo, Konte të bëjë të vetin një prej talenteve më të mëdhenj në qarkullim, pasi e tillë ishte edhe goditja Kulusevski, verën e kaluar, nga radhët e Juventusit.

Arena e Lajmit


Konte kërcënon Juventusin, vjen oferta e bujshme nga Totenhemi për mesfushorin italian

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook