Mediu në Kongresin e CSU, Gjermani: Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës, kriza energjetike, situata ekonomike dhe siguria në Europë në qendër të diskutimeve

Mediu

Kreu i PR Fatmir Mediu ndodhet në Gjermani, ku merr pjesë në Kongresin e CSU Gjermane si pjesë e delegacionit të Unionit Demokratik Ndërkombëtar.

Mediu shkruan se pushtimi dhe agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës, kriza energjetike, situata ekonomik, siguria në Europë, janë në qendër të diskutimeve.

“Sot në AUGSBURG Gjermani, Kongresi i CSU Gjermane (Unioni Kristian-Social) si pjesë e delegacionit të IDU (Unionit Demokratik Ndërkombëtar).
🔹Pushtimi dhe agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës, kriza energjetike, situata ekonomik, siguria në Europë, në qendër të diskutimeve.
🔹Kongresin e përshëndeti Vitali Klitschko Kryetari i Bashkisë së Kievit, i cili shpjegoi situatën e rëndë në Ukrainë, pa energji, pa transport, dhe ushqime për shkak të sulmeve Ruse të urdhëruara nga Putin. Ai do të mbjellë panik, por ne jemi të bashkuar dhe do mbrojmë vendin, familjen dhe shtëpitë tona.
Fjala e tij u mbështet me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit në Kongresin e CSU.
🔹Kënaqësi të takoja ishte kryeministrin dhe fituesin e zgjedhjeve në Bullgari Boris Borisov si dhe kolegë nga Ukraina dhe vende të tjera Europiane”, shkruan Mediu.

Mediu në Kongresin e CSU, Gjermani: Agresioni i paligjshëm i Rusisë ndaj Ukrainës, kriza energjetike, situata ekonomike dhe siguria në Europë në qendër të diskutimeve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook